E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelandë e Re, pas shpërthimit të vullkanit kërkohen trupat e viktimave

Në Zelandën e Re tashmë zyrtarët policorë po planifikojnë të kërkojnë trupat e disa njerëzve në Ishullin e Bardhë, në të cilin një shpërthim vullkanik ka lënë të paktën 8 persona të vdekur të hënën.

 

Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër. Sipas mediave vendase trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimit të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur.

 

GeoNet, faqe e besueshme e Zelandës së Re për gjeologji ka thënë të enjten se në 24 orët e ardhshme rreziku i një shpërthimi të ri është 50-60 për qind.

Vazhdo të lexosh

Reklamë