E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelanda e Re shpall “fitoren” kundër koronavirusit

Zelanda e Re thotë se ka ndaluar transmetimin në komunitet të COVID-19 duke eliminuar në mënyrë efektive virusin.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se virusi është eliminuar, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se rastet e reja janë zhdukur një herë e mirë.

Reklamë

“Nuk kemi zbuluar asnjë transmetim të gjerë të virusit në komunitet. Ne e kemi fituar betejën. Megjithatë, vendi duhet të mbetet vigjilent nëse duam të mbajmë këtë ritëm.”

Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 19 vdekje.

Nga e marta, vendi do të nisë të hapet, disa biznese do t’i rikthehen aktivitetit si edhe kujdesi shëndetësor dhe arsimi do të jenë në gjendje të rifillojnë nga puna.

Pavarësisht kësaj, shumicës së njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur dhe të shmangin bashkëveprimet shoqërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë