Viti 2023 ka përfunduar në Zelandën e Re. Auckland e priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarre mbi ndërtesën e saj më të lartë, Sky Tower.

Maja e kullës u ndez me ngjyra të ndryshme ndërsa fishekzjarrët shpërthyen në qiell.

Zelanda e Re priti e para vitin e ri me një spektakël fishekzjarrësh, e cila u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën.

Dy ishujt kryesorë të Zelandës së Re – Ishulli i Veriut dhe Ishulli Jugor – janë të dy në të njëjtën zonë kohore.

Ishujt Chatham, të cilët shtrihen në lindje, kanë një zonë kohore të ndryshme 45 minuta përpara. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *