E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zelanda e Re kualifikohet në Botëror, pas Japonisë edhe kombëtarja e Oqeanisë siguron biletën për në turneun e 2026

Zelanda e Re është zyrtarisht skuadra e pestë e cila ka siguruar një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës të vitit 2026.

Vendimtar për ta ishte suksesi 3 me 0 në finalen e zonës së Oqeanisë kundër Kaledonias së Re, ndeshje e luajtur në Okland.

Reklamë

Zelanda e Re e dominoi ndeshjen deçizive ndonëse golat erdhën të tre pas gjysmës së pjesës së dytë.

Në këtë mënyrë Zelanda e Re përgatitet të marrë pjesë për herë të tretë në histori në një Kupë Bote pas atyre në vitin 1982 dhe 2010.

Disa ditë më parë kishte qenë Japonia në zonën aziatike që kishte siguruar kualifikimin në Botëror, pa harruar edhe tre vendet organizatore, Meksika, SHBA dhe Kanadaja.

Për herë të parë në botërorin e 2026-ës do të marrin pjesë 48 ekipe, ndryshe nga tradita e dekadave të fundit me 32 skuadra pjesëmarrëse./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë