Subscribe

Analisti Milaim Zeka e ka konsideruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si një diktator që po shkatërron shtetin e tij.

 

Në një intervistë për emisionin Spotlight në Vizion Plus, Zeka thekson se njësoj si Enver Hoxha edhe Albin Kurti po shkatërron kombin shqiptar.

 

“Njeriu që e realizoi ëndrrën serbe në Kosovë është vetëm Albin Kurti, njeriu që e shkatërroi kombin shqiptar më shumë se Perandoria Osmane ishte Enver Hoxha, sepse ia zhduku pronën private atij populli, ia zhduku besimin te Zoti. Ky Enveri i vogël me emrin Albin Kurti është duke shkatërruar Kosovën”, tha ai.

 

Sipas Zekës, një listë sanksionesh është përgatitur nga BE për Kosovën, ndërsa pjesë e tyre mund të jetë dhe shpallja “non-grata” e kryeministrit Kurti.

 

“SHBA dhe Borell veç kanë shpërndarë vetëm një listë të sanksioneve në vendet e BE dhe këtë e besoj, ngaqë unë iu besoj shumë mediave perëndimore”, tha ai. “Sanksionet veç kanë filluar, unë sot kam qenë në një bisedë me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, që më kanë folur për një valë sanksionesh, jo vetëm ato ndaj Ushtrisë së Kosovës, por edhe për ndërprerjen komplet të kontakteve me komisionet e ndryshme parlamentare, kshuqë Albin Kurti është futur në listë të sanksioneve”, shprehet Zeka.

 

Lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për asociacionin, Zeka shprehet se ky vendim nuk ka asnjë gabim.

 

“Çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë? Mua të paktën nuk më bind se ka bërë gabim pse ka propozuar një draft për asociacion”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *