Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka komentuar takimin e përbashkët të të dy qeverive shqiptare. Zeka në fjalën e tij ka theksuar se deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk kanë provokuar situatën, por sipas tij Rama  ka imituar Aleksandër Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin.

 

“Vuçiçi dhe Daçiçi vijnë në Kosovë dhe lëshojnë deklarata të pamatura dhe pastaj ne me ‘budallakitë’ e tyre merremi gjashtë muaj. Të njëjtin veprim të gabueshëm e ka bërë dje Edi Rama. Asnjë veprim deri më sot qeveria shqiptare, nuk e ka marrë për ta lehtësuar Kosovën në bllokadat e përditshme që ia bën Beogradi. Nuk zgjidhen problemet me deklarata poetike”.

 

Ndër të tjera Zeka ka thënë se të hënën e kaluar jan shitur shitur ‘pallavra’ patriotike, siç ndodh me Vuçiç dhe Daçiç, kur vijnë në Kosovë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *