Subscribe

Menjëherë pas dërgimit të dosjes së Fredi Belerit në gjykatë nuk ka vonuar reagimi I Athinës. zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis  ka akuzuar  qeverinë shqiptare se nuk  ka respektuar  rregullat elementare të shtetit  të  së  drejtës , teksa këtë cështje e ka cilësuar me prioritet të lartë.

 

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie te zgjedhur ligjërisht. Për Athinën kjo është “një çështje me prioritet të lartë”. 

 

Po ashtu  zëdhënësi i qeverisë greke bëri të ditur se hapi i radhës në lidhje me këtë çështje  është letra që Ministri i Jashtëm grek  do t’u dërgojë homologëve të tij të BE-së, të cilëve do t’u shpjegojë se pse ndalimi i Belerit është një shkelje flagrante e çdo koncepti të shtetit ligjor. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ngriti çështjen Beleri edhe në Samitin e fundit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

 

Ndërkohë mediat greke  raportojnë se mbajtja në qeli e Fredi Belerit shënon një kthesë në marrëdhëniet  greko-shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *