Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, İbrahim Kalın ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Fokusi ka qenë marrëdhënia dy palëshe mes 2 vende.
Ai nënvizoi se Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme.
Më tej, ai lajmëroi edhe një vizitë të presidentit turk, Recep Erdogan në Shqipëri, por pa dhënë një datë konkrete. Kalın përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato priten të finalizohen në gusht dhe do t’u dorëzohen pronarëve.
“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit… Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri sot. Po kështu, njerëzit tanë vijnë këtu dhe vëllezërit tanë shqiptarë vijnë shpesh në Turqi. Në mënyrë që të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushat e arsimit dhe kulturës, ne do të vazhdojmë punën tonë edhe në të ardhmen.”





