E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ze Maria rinovon me Tiranën, gati ekipi pretendent

Ze Maria do të vazhdojë të jetë trajner I Tiranës.

 

Tekniku Brazilian ka rinovuar kontratën me bardheblutë dhe do të vazhdojë projektin e nisur  vitin e kaluar më ketë ekip.

 

Reklamë

Ze Maria drejtoi me sukses skuadrën e njohur kryeqytetase, ndoshta në vitin e vet më të vështirë në histori pasi luajti në kategorine e parë.

 

Ai ia doli të riktheje në elite bardheblutë me lehtësi duke mos pasur vështirësi në garën sidomos me Bylis.

 

Në javët e fundit Ze Maria pati bisedime me presidentin Halili dhe vetëm këtë të premte palet gjeten gjuhen e përbashket për të vijuar bashkëpunimin edhe sezonin e ri ku synohet ndërtimi I një ekipi me pretendime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë