E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbutet masa për biznesmenin, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për Gazmend Haxhian 

Gjykata e Posaçme i zbuti masën e sigurisë biznesmenit Gazmend Haxhia, i dyshuar si i përfshirë në dosjen e shpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian, bashkë me ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Gjyqtarja e Posaçme, Rudina Palloj, i ndryshoi Haxhiajt masën nga arrest shtëpie në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Reklamë

Vetë biznesmeni refuzoi të fliste, por burimet bënë të ditur se gjyqtarja arsyetoi se nuk ka nevojë sigurimi, pasi ai iu përgjigj drejtësisë menjëherë sapo u informua, ndonëse ndodhej në Kinë.

Po ashtu, biznesmeni Haxhia ofroi edhe garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga Gjykata e Posaçme.

Gazmend Haxhia akuzohet nga SPAK për mashtrim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë