Shumë herë ka ndodhur që ju kanë bërë pyetjen e famshme: “A do e falnit tradhtinë?!”, dhe viheni në mëdyshje. Epo shenja juaj e horoskopit e ka një përgjigje për këtë.

 

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë t’i bindësh. Por do të falnin vetëm nëse do ta trajtosh shumë mirë për një periudhë të gjatë.

 

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit janë tipa altruistë, edhe do e jepnin një mundësi, por pas shumë lutjesh. Këtë e bëjnë më shumë për hir të dashurisë.

 

Binjakët

Të lindurit në shenjën e Binjakëve mund të kenë reagime të paparashikueshme. Është vështirë të të falë, madje njihen edhe shumë për hakmarrjen e tyre, kështu që nëse i keni tradhtuar, përgatituni të surprizoheni prej tyre.

 

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres nuk falin. Ndoshta do pranojnë të mos ndahen nga ju, por do të ta kujtojnë gjithë jetë.

 

Luani

Të lindurit në shenjën e Luanit janë shumë krenarë. Është shumë e vështirë të falin. Sado i dashuruar të jetë, krenarinë e vendos para ndjenjave të tjera.

 

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë kokfortë, duhet të kesh justifikimeve shumë të forta dhe vetëm nëse janë të mirë argumentuara mund t’i bindësh.

 

Peshorja

Të lindurit në shenjën e Peshores arsyetojnë me zemër, nëse është e dashuruar mund të falë në emër të ndjenjës që ka për ju por pas tradhtisë ndihet e shkatërruar.

 

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit janë hakmarrësit më të mëdhenj. Ndoshta mund të ju falin më parë do t’ju bëjë të vuani siç ai ka vuajtur prej tradhtisë suaj.

 

Shigjetari

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë altruistë. Ata e falin lehtësisht tradhtinë, sepse mund t’i ketë ndodhur edhe atij. E harron episodin dhe nuk i jep më rëndësi.

 

Bricjapi

Shenja e Bricjapit nuk ta fal kurrë. Më mirë mos tento fare.

 

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit adhurojnë të jenë të dashuruar, nëse pas tradhtisë arrin t’i bindësh përsëri që i dashuron, mund edhe të të falë.

 

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm. Nëse tradhtohet do të bëjë një dramë të vërtetë. Në përditshmëri qëndron në heshtje, por kur dyshon më mirë mos i dil përpara. Zyrtarisht edhe e fal tradhtinë, ty do të bëjë sikur e ka harruar, por gjithmonë do ta bluajë në mendje dhe do të ju ‘urrejë’ deri në fund të jetës./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *