Nëse pritjes suaj të ëmbël i vjen fundi për pak ditë, kjo do të thotë se do të sillni në jetë një fëmijë në muajin e parë të vitit. Bebet e lindura në janar i përkasin shenjës së bricjapit apo ujorit! Ndonëse me karaktere të ndryshme, një me këmbë në tokë, e një në ajër.

 

Nëse një fëmijë vjen në jetë deri më 20 janar ai i përket shenjës së Bricjapit dhe do të rritet për të qenë një person i suksesshëm! Është i disiplinuar, puntor dhe shumë i organizuar, krej e kundërta e ujorit, një shenjë e drejtuar nga emocionet dhe instiktet, transmeton Living !

 

Lulja e tyre është karafili dhe një lule e bardhë e cila vjen nga familja e zambakëve.

 

Janë njerëz kreativë dhe imagjinata e tyre i kalon kufijtë e normales.

 

Guri i tyre është garnet, një gur i çmuar i kuq i cili simbolizon lumturinë shëndetin dhe mirëqenien.

 

Ky gur promovon shëndetin e zemrës dhe nxit qarkullimin e gjakut.Pra nëse ndiheni të rënë moralisht, të lodhur e të pamotivuar, ky është guri që do të rrisë vetëbesimin dhe dëshirën për të qenë aktiv seksualisht

 

Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.

 

Numri i tyre me fat është 4 dhe 22.

Njerëzit e lindur në muajin janar janë natyrë shumë sportive, por janë të prirë ndaj alergjive ushqimore. Mjekët besojnë se kjo vjen nga niveli i ulët i vitaminës D marrë nga nënat gjatë shtatzënisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *