Aspirina, acidi acetilsalicilik, është një nga “vrasësit” më të vjetër të dhimbjes së kokës. Përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar në parandalimin e goditjeve, mpiksjeve të gjakut dhe sulmeve të zemrës.

 

Nganjëherë njerëzit nuk janë të kënaqur që ta lënë ilaçin në dollap. Ata duan të gjejnë më shumë përdorime dhe aspirina është një nga ilaçet që përdoret për gjithçka. Më poshtë janë 3 nga përdorimet e saj përveç se një ilaç për dhimbjen e kokës.

 

Mban lulet e freskëta.

Nëse na dhurojnë një tufë me lule të bukura gjithnjë na bëjnë të ndihemi më mirë por ato nuk zgjasin për shumë kohë. Mënyra më e mirë është të vendosni lulet në frigorifer çdo natë para shtratit dhe t’i merrni ato në mëngjes. Vendosja e aspirinës në një vazo me lule i n ndihmon ata të zgjasin dhe më shumë.

 

Kontrollon zbokthin.

Për të kontrolluar zbokthin, ju duhet të shtypni 2 aspirina dhe ta fërkoni atë në flokët tuaj të njomë për 1-2 minuta para se të lani flokët si zakonisht.

 

Redukton aknet: 

Ndoshta modeli më i popullarizuar që po dëgjojmë për përdorimin e aspirinës tani është duke bërë një maskë fytyre për ato njerëz që e kanë lëkurën me akne. Mjafton ti shtypni ato dhe ti përzieni me ujë në formën e një paste dhe më pas të lyeni fytyrën./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *