Fondatina është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në çantën kozmetike të një femre. Sa herë keni ndonjë problem të bezdisshëm në lëkurë si akne, njolla kafe, pore të zmadhuara ose shenja kapilarësh të kuqërremtë, zgjidhja e parë që ju vjen në mend është kremi pudër. Përveç se e bën fytyrën tuaj të duket më uniforme, ndihmon po ashtu ta mbroni nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe rrezeve UVA. Por çfarë duhet patur parasysh sa herë që blini një krem pudër? Në qoftë se jeni nga ata që mbajnë mend numrin e kremit të shkuar ose thjesht bëjnë provën e kremi në dorë dhe qafë, Living ka disa truke të reja për ju. Në fakt ato kanë qenë gjithmonë aty, por ndoshta nuk i keni vënë re më parë. Në pjesën e parme të çdo shishëze ose formati plastic të kremi gjenden disa grupe shkronjash që tregojnë përmbajtjen e tij. Le të njihemi më nga afër me to :
• BB (Beauty Balm)-Ky lloj kremi u përshtatet të gjitha lëkurave pasi ka në përmbajtjen e tij përbërës me fuqi hidratuese.
• CC (Color Control)-Kjo fondatinë u rikthen gjallërinë e humbur atyre fytyra që janë thuajse të zbehta, vazhdimisht të skuqura dhe mbulon plotësisht poret e zmadhuara. E bën fytyrën të juaj të ndihet e frekëst dhe e hidratuar gjatë gjithë kohës. Ekspertët e make up-it këshillojnë të mos e përdorni në qoftë se keni fytyrë të yndyrshme.
• DD (Daily Defence)-Në qoftë se në kremin pudër dalloni këto dy shkrojnë, duhet të jeni të qetë në qoftë se nuk keni përdorur krem kundra diellit. Kjo lloj fondatine ka në përmbajtjen e saj elementë që mbrojnë fytyrën nga faktoët e jashtmë dhe dielli. Këshillohet të përdoret nga femrat mbi moshën 50 vjeç.
• EE (Extra Exfoliation)-Ky krem heq qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës falë veprimit të tij eksfoliues, mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe mbulon plotësisht shenjat e akneve. Kremërat EE nuk janë shumë të përdorur në të përdithsmen e gjithësecilës prej jush, por kanë aftësi shumë të mira mbuluese edhe hidratuese.
• PP (Pink Perfect)-Një ndër elemntët më ushqyese të kësaj fondatine është silica, i cili e bën lëkurën tuaj të duket e pastër dhe uniforme. Kremërat PP i përshtaten çdo lloj lëkure, por duhen kombinuar edhe me të tjerë. Kjo do të thotë që pasi ta aplikoni fillimisht si bazë make up-i të vendosni sipër një shtresë të re kremi pudër tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *