Pozicioni i trupit kur shtriheni ka shumë domethënie për cilësinë e gjumit tuaj, ndaj mësoni se si të bëni një gjumë të qetë. Pozicioni me shpinë është ndër pozicionet më të mirë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

 

Gjëja e parë pozitive është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj.

 

Pozicioni i fetusit:

Ky pozicion është shumë i keq për stomakun tuaj, rrit dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozicion jo natyral. Kufizon frymëmarrjen dhe është i dëmshëm për zemrën.

 

Fjetja me barkun poshtë:

Arsyeja e pare pse nuk duhet të flini kështu është sepse nuk mund të mbani shpinën në pozicion neutral. Gjithashtu shkakton dhimbje të muskujve dhe kokës.

 

Fjetja në krahë:

Nuk rekomandohet pasi është negative për fytyrën, gjoksin dhe zemrën. Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *