E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Zbuloni çfarë ka ndryshuar tek Irma Libohova gjatë 10 viteve

Irma Libohova ka zgjedhur që të bëhet pjesë e sfidës të famshme “10 years challenge”, por me një koncept tjetër.

 

Këngëtarja ndryshe nga kolegët e saj të cilët kanë postuar foto, ajo ka zgjedhur që të tregojë çfarë mendimesh ka pasur në 2008.

 

Reklamë

Përmes një statusi në Instagram Irma, ka publikuar një pyetësor të 10 viteve më parë, në të cilin ajo u është përgjigjur shkurtimisht pyetjeve të ndryshme në lidhje me muzikën dhe jetën e saj.

 

Ajo ka thënë se nuk dëshiron t’i heqë asnjë presje gjërave që ka thënë, përveç diçkaje që e bën të qeshë shumë.

 

Një ndër gjërat që tërheqë vëmendjen është edhe përgjigja që ajo ka dhënë për profesionin e saj. Irma ka thënë se gjëja më e keqe në muzikë është të bësh sikur këndon.

 

Ndoshta kjo është një ndër arsyet pse ende dhe sot pas 40 vitesh Irma mbetet ndër artistet e preferuara të publikut shqiptar, sepse ajo i është dedikuar gjithmonë me shpirt pasionit të saj më të madh dhe nuk ka bërë asnjëherë sikur ka kënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë