E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Zbuloni arsyet pse tradhtojmë partnerin

Tradhëtia është një ndër veprimet kryesore të ndarjes së çifteve. Ajo ndodh për arsye nga më të ndryshmet.

 

Kur partneri ju tradhton me siguri që e kemi shumë të vështirë të gjejmë justifikime për atë që ndodhi. Por, le të përpiqemi të kuptojmë motivet se pse njerëzit tradhtojnë partnerët e tyre.

 

Reklamë

Më poshtë do të njiheni me disa nga shenjat që ndodhin në tradhëtinë e partnerëve.

 

Koha

Shpesh njerëzit që tradhtojnë janë ata që kanë qenë besnikë prej kohësh, ata që kurrë nuk mendonin se do e bënin një akt të tillë. Dhe përkundrazi, në një moment ata bien në tundim për arsye të ndryshme: dëshira për një lidhje të re emocionale, për risi, për seks, për emocione të reja.

 

Trauma

Nëse në një afat të shkurtër/të mesëm, një person ka përjetuar një humbje të papritur,  një prind, një mik ose ka ditur që ai ka një sëmundje të rëndë për të kapërcyer, tradhtia mund të jetë një valvul dalëse nga situata mbytëse dhe përditshmëria. Dëshira për t’u ndier përsëri e veçantë, e konsideruar, e rëndësishme, unike janë mjaftueshëm arsye për të tradhtuar.

 

Kriza

Tradhtia gjithashtu shënon fundin e tregimeve për të cilat nuk ka asnjë shpresë. Sidoqoftë, për disa çifte tradhtia mund të jetë një pengesë pozitive mbi të cilën duhet të punoni dhe më pas të rindërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë