E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Zbuloni arsyen përse ne lexojmë horoskopin

Herët a vonë, edhe ata që e përbuzin, bien në grackën e parashikimit të yjeve për të parë se çdo të ndodh me ditën, muajt a jetën e tyre.
Jemi të ndikuar nga yjet po aq sa ç’jemi të tërhequr.
Sot, është e rrallë që të mungojë parashikimi i ditës nëpër të gjitha faqet online. Me gjasë, në mbrëmje, nuk të kujtojet më asgjë nga ato që ke lexuar apo të kanë ndodhur ama nga zakoni I mëngjesit nuk heq dorë!

Përse na ndikon horoskopi në jetën e përditshme dhe pse jemi kaq të varur prej tij?

Specialistët thonë se arsyeja kryesore është sepse duam të dimë gjithmonë se çfarë do të na ndodh. Duke lexuar horoskopin na duket se do të parapërgatitemi mendërisht dhe do ta përballojmë më lehtë, kur ngjarja të ndodh vërtetë.

Një arsye tjetër është sepse duam t’ia lëmë yjeve përgjegjësinë e gjërave që na ndodhin! E kuptueshme, kush do ta mbante për vete!?Shenjat e horoskopit janë pretekst i mirë për të justifikuar sjelljet tona.

Reklamë

Mund t’ua nxjerrim inatin yjeve sepse të gjithë kanë nevojë të zbrazen. Kjo thuhet të jetë arsyeja e tretë.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, ngushëllimi është ai që na duhet. Mjafton të gjejmë një fjali pozitive për orët apo ditët që ende nuk njohim dhe qetësohemi menjëherë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë