Forcat e Komisariatit Nr.3 në Tiranë kanë finalizuar operacionin  “Precious” ku u zbardhen dhe u dokumentuan shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

 

Si rrjedhojë janë identifikuar dy autorët e vjedhjeve, shtetas këta me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

 

Njëri prej autorëve i kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e  Durrësit, ndërsa autori tjetër shpallet në kërkim nga Policia.

 

– Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë i arrestuar në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e Durrësit.

 

– G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim nga Policia (të dy me precedent penal në fushën e vjedhjes).

 

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje kasafortash e sendesh me vlerë në banesa  duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës .

 

Nga puna hetiomore e kryer është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të mëposhtme :

 

– vjedhjes së shumës prej 13 000 në euro dhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

 

– vjedhjes së disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.

 

– vjedhjes së 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.

 

– vjedhjes së disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.

 

– vjedhjes së 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.

 

– vjedhjes së 4 500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L. Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.

 

-vjedhjes së 50 milion lekë të vjetra në banesën e shtetases  N. V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”ReshitÇollaku”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *