Subscribe

Këto pamje tregojnë momentet kur agjentët e antidrogës të policisë së Fierit futen në ambientet e një vile tre katërshe, ku kultivohej me anë të llambave elektrike kanabis.

 

Operacioni i koduar “Vila” u zhvillua në fshatin Dërmënas, pas informacioneve të siguruara nga agjentet.

 

Në pranga përfundoi pronari i vilës 44-vjeçari Erjon Marini, i njohur ndryshe dhe si Xhevair Gashi. Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitje te lendeve narkotikëve” si dhe “Vjedhje te energjisë elektrike”.

 

44-vjeçari kishte përshtatur me pajisje të veçanta 5 dhoma të njërit kat të vilës së tij për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Ndërsa energjinë elektrike e siguronte përmes lidhjeve të paligjshme. Gjatë aksionit, policia sekuestroi 181 bimë kanabisi që ishin kultivuar në vazo si dhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

 

Po ashtu krahas pronarit të Vilës u arrestuan për “shpërdorim detyre” dhe faturisti i OSHEE, Klajdi Gremi si dhe elektricisti Behar Fata, pasi nuk kishin konstatuar lidhjet e paligjshme. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *