Takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel me 5 yje në ishullin Sentosa të Singaporit.

 

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por shumë detaje janë ende të pakonfirmuara. Ai do të jetë takimi i parë mes një kreu koreano-verior dhe një presidenti amerikan në detyrë. Trump tha të martën se, planet ishin duke ecur përpara në mënyrën e duhur.

 

“Shumë negociata janë zhvilluar përpara udhëtimit tim, e gjithashtu janë hedhur themelet për një marrëdhënie të fuqishme” – tha Trump për gazetarët.

 

Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi në “Twitter” se samiti do të zhvillohet në hotelin me 5 yje “Capella”. Sentosa është njëri prej 63 ishujve që përbëjnë Singaporin.

 

Ishulli prej 500 hektarësh është strehë e resorteve luksoze dhe klubeve të golfit. Por ai ka edhe një histori të errët piraterie, gjakderdhjeje dhe lufte.

 

Singapori u krijua si një koloni britanike në shekullin e 19-të. Vendndodhja e tij në rrugën kryesore detare midis Indisë dhe Kinës e bëri atë një vend ideal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *