E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbulohet tjetër parcelë kanabisi në pyjet e Shkodrës/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

Mbi 1400 bimë kanabis sativa të gjetura në zonat malore të Shkodrës janë asgjësuar nga policia.

 

Reklamë

Nga kontrollet me dronë dhe 80 efektivë në terren, në 191 zona në territorin e fshatit Gjuran dhe në territorin e fshatit Vilzë, u zbuluan të kultivuara në tokë 1300 fidanë kanabis dhe 137 fidanë të tjerë u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë.

 

Reklamë

Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij operacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë kanabis të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kësaj veprimtarie.

 

Policia bëri të ditur se operacioni antikanabis “Alpe të pastra”, po vijon në zona të tjera.

Më shumë video

Reklamë