Zbulohet spermatozoidi më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për një ekzemplar që ishte ‘fshehur’ në një qelibari 100 milionë vjeçar, e që i përkiste një krustaci femër. Studiuesit shpjegojnë se çdo qelizë e vetme është jashtëzakonisht e gjatë.

Një ekip i paleontologëve e zbuluan atë në një qelibar të vendosur në një pemë të gjetur në Mianmar.

Ekipi i ekspertëve, i udhëhequr nga shkencëtari Wang He, i Akademisë Kineze të Shkencës në Nanjing, ka gjetur gjurmët brenda fosilit të një femre ostrakode, një mini-krustace që ka banuar në oqeane për më shumë se 500 milion vjet.

Sipas paleontologëve, fakti që u gjet në një femër tregon se ekzemplari ishte fekonduar pak para se të bllokohej në qelibar.

Studiuesit thanë se ky zbulim siguron një mundësi të jashtëzakonshme për të mësuar më shumë rreth evolucionit të procesit riprodhues tek kafshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *