E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbulohet slogani i fushatës elektorale të PS-së

Partia Socialiste ka zbuluar këtë të hënë sloganin për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Shqipëria e ardhmja jonë”, është motoja e selisë rozë, e cila synon të fitojë mandatin e tretë.

Rreth ores 19:30 pritet të mblidhet Kryesia e PS për të miratuar listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Më pas, socialistët do t’i drejtohen KQZ për të dorëzuar listën.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka theksuar se programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një Shqipëri të vitit 2030.

Vazhdo të lexosh

Reklamë