E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet skema e mashtrimit në Tiranë, 42-vjeçari përdorte “Booking” për të vjedhur para

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Man in the middle”.

Policia bën me dije se ai ndërhynte në sistemet kompjuterike të aplikacionit Booking, duke mashtruar shtetas të ndryshëm, për të përftuar shuma parash. Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë