Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga Garda, Kapri:...

I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon të futet...

Berisha shmang përballjen me qytetarët, kreu i PD-së para...

Lindja e Mesme në flakë! Rebelët Huthi sulmojnë tankerat...

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”, Zelensky bisedon...

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi...

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga të nivelit...

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi një brez...

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të...

Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani...

Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH, 6 mln euro dëm ekonomik shtetit / Sekuestrohet një kompani dhe një hidrocentral në Dhërmi

9 Nëntor 17:16

Një skemë mashtrimi me TVSH në Durrës ka çuar në pranga 5 persona.

Sipas verimeve hetimore, dëmi financiar në këtë skemë mashtrimi përllogaritet në një vlerë prej 6 milionë euro.

Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Eshtë sekuestruar një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, një hidrocentral i vogël në Dhërmi me sipërfaqe 700 m2, si dhe një apartament me sipërfaqe 215 m², në emër të shtetasit Enis Xhaferi, në zonën Lungomares në Vlorë.

Policia e Shtetit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e skemave mashtruese që sjellin dëme të mëdha ekonomike.

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Tiranë dhe Vlorë.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shtetas.

Vendoset sekuestro preventive për disa prona që arrijnë vlerën 2 milion euro.

Hetuesit financiarë, në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, kishin dërguar materiale hetimore paraprake në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila kishte regjistruar procedimin penal për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në vijim të këtij procedimi penal u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: E. Xh., 38 vjeç, R. M., 30 vjeç, R. A., 39 vjeç, A. A., 45 vjeç dhe B. C., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në zbatim të këtij procedimi dhe vendimit të prokurorit u bë sekuestrimi i aseteve të mëposhtme:

-Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”;
-Një hidrocentral, së bashku me sipërfaqen e truallit 700m², ku ishte ndërtuar, në Dhërmi;
-Një apartament me sipërfaqe 215 m².

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kasë fiskale, e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar shoqëri fiktive, me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohë që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera të padeklaruara në organet tatimore. Produktet janë blerë pa dokumente tatimore dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Nga ky aktivitet kriminal i skemave mashtruese me TVSH-të, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, nga mospagimi i detyrimeve tatimore në shuma të mëdha, kanë shkaktuar dëm ekonomik që kap vlerën e rreth 6 milionë euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Dëm Ekonomik Kompani Mashtrim Sekuestrim TVSH

Nga e njëjta kategori

Foshnja në burgun e Pojskës për shkak të një komunikimi të munguar? Nëna mund të lihet e lirë sot

më shumë...

Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga Garda, Kapri: Në Kuvend do vijë Rama, i trembet Agron Shehajt

më shumë...

Ervis Martinaj, jo i vdekur për SPAK/ Vijon gjyqi ndaj tij

më shumë...

Berisha shmang përballjen me qytetarët, kreu i PD-së para Kuvendit: Rama të deklarojë fundin e tij politik, kërkojmë shkrirjen e Parlamentit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Foshnja në burgun e Pojskës për shkak...

10:30

Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga...

10:18

I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon...

10:13

Ervis Martinaj, jo i vdekur për SPAK/...

10:05

Berisha shmang përballjen me qytetarët, kreu i...

9:53

Balla publikon pamjet e policit të mbuluar...

9:38

Të “armatosur” me dhjetëra vezë, protestuesit përplasen...

9:32

Lindja e Mesme në flakë! Rebelët Huthi...

9:25

Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, forca...

8:42

Ulje e temperaturave, parashikimi i motit për...

8:30

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen...

8:14

“Kushtojini më shumë kohë njerëzve të rëndësishëm...

10:47

“Të rivitalizohet diplomacia për të sjellë paqen”,...

10:34

Dhunohet me sende të forta efektivi i...

10:27

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin...

10:01

Diplomimi i oficerëve, Rama: Synimi ynë, paga...

9:50

Ceremonia e Diplomimit/ Ministri Nufi: Shqipëria fitoi...

9:37

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67...

9:14

Irani: Askush nuk do të shesë naftë...

8:25

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis Martinajn, Nuredin...
  • Peshkatari gjendet i pajetë pranë ishujve të Ksamilit, dysho...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.