E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Fushë-Krujë, vihen në pranga 2 vëllezër

Dy vëllezër banues në fshatin qerekë të Fushë Krujës kanë rënë në pranga pasi u zbulua se kishin kthyer banesën e tyre në ‘shtëpi bari’.

 

Reklamë

Në  banesën e Shpëtim Halilit u zbuluan 2 ambiente që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishin përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

 

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, efektivët sekuestruan 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.

 

Ndërkohë vëllai i pronarit të banesës, Fatjon Halili  u arrestua si personi përgjegjës   që ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë