Sinead O’Connor ndërroi jetë nga shkaqe natyrale, njoftoi mjekja ligjore të martën, më 9 janar. Autoritetet që në njoftimin e parë lidhur me vdekjen e këngëtares, nënvizuan se në trupin e saj nuk u gjetën shenja dhune, ndaj dyshimet e para ishin se bëhej fjalë për shkaqe natyrale.

Këngëtarja u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Herne Hill, në juglindje të Londrës, korrikun e kaluar.

O’Connor vdiq 18 muaj pasi djali i saj Shane vrau jetën në moshën 17-vjeçare në janar 2022 pasi u arratis nga spitali.

Në Tweet-in e saj të fundit, këngëtarja ka postuar një foto të Shane dhe ka shkruar: “Që atëherë kam jetuar si një krijesë e pavdekur e natës. Ai ishte dashuria e jetës sime, llamba e shpirtit tim. Ishim një shpirt në dy gjysma. Ai ishte i vetmi person që më donte pa kushte. Unë jam i humbur në bardo [termi budist për gjendjen midis vdekjes dhe rilindjes] pa të.”/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *