LIdhja e presidentit francez, Emmanuel Macron, me letërsinë u mësua që në ditët e para të prezantimit të tij. Asokohe u fol se kishte shkruar vetëm një roman dhe disa poezi, mirëpo sot, është zbuluar se krijimtaria e Macron gjatë adoleshencës, nuk ka qenë vetëm kaq. Në kohën kur sapo pati takuar atë që më pas do të bëhej gruaja e tij, Brigitte, Macron ka shkruar edhe një roman erotik i cili nuk ishte bërë publik më parë edhe sepse Zonja e Parë e Francës, asokohe ishte bashkëshortja e dikujt tjetër.

 

Sipas medias franceze, romani do të jetë në treg më 17 janar dhe është zbuluar fal fqinjës së dikurshme të Brigitte. “E kam takuar Emanuel Macron kur ka qenë adoleshent dhe më kërkoi ta ndihmoja me shtypjen e dorëshkrimit. Ishin 300 faqe që sapo i kishte shkruar dhe kuptohej qartë që ishin emocionet dhe dëshirat e tij të momentit. Nuk kishte emra por romani ishte gjithsesi i guximshëm. Sot më vjen keq që nuk më shkoi ndër mend të ruaja një kopje të tij”- ka thënë fqinja për një gazetare franceze që është kujdesur për biografinë që do të dal pas pak orësh në tregun francez. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *