E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbulohet qarkorja e brendshme BE-së: Negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë Veriut do hapen

Agjencia e lajmeve Bloomberg siguron materialin që do të diskutohet në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel në datë 15 tetor në lidhje me procesin e negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në qarkoren e brendshme të publikuar nga kjo agjenci e njohur lajmesh thuhet se Bashkimoi Europian ka shumë mundësi të autorizojë zyrtarisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Ministrat do të takohen në Luksemburg në 15 tetor dhe do të vendosin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me këto dy vende.

Ky është drafti që ka qarkulluar ditën e premte ne Bruksel që është siguruar nga shefi i byrose se Bloomberg ne Bruksel. Ne te sqarohet edhe pozicioni i Gjermania e cila pak dite me pare nepermjet Bundestagut qe votoi me 395 vota pro, konfirmoi mbeshtetjen ndaj Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

Por Gjermania gjithashtu ka vendosur disa kushte per Shqiperise qe duhet te plotesohet para se te nisin bisedimet nderqeveritare, ne menyre te vecante plotesimi i dhe funksioni i Gjykates Kushtetuese dhe te Larte si dhe miratimi i reformes zgjedhore.

Pavaresisht qendrimit pozitiv te Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperise, vende si Danimarka, Holanda dhe Franca ende nuk e kane dhene fjalen e fundit ne lidhje me kete proces te rendesishme qe duhet te kaloje Shqiperia.

 

Me poshte linku i lajmit te publikuar nga Bloomberg:

 

https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-09-29/eu-set-to-resume-expansion-push-with-balkan-accession-talks

 

Vazhdo të lexosh