E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbulohet punishtja, lëngjet prodhoheshin me koncentrate të skaduar

Kjo është punishtja ku deri dje prodhoheshin pije freskuese të falsifikuara, qe më pas shpërndaheshin në treg.

 

Në magazinë u gjetën rreth 3 mijë shishe të mbushura me lëng pjeshke, limoni, pjepri si dhe pije energjike Dajti. Të gjitha të prodhuara me koncentrat të skaduar si dhe esencë të futur kontrabandë në Shqipëri.

 

Reklamë

Pamjet tregojnë se lëngjet ruheshin në kova të mëdha, jashtë çdo kushti higjiene, e më pas bëhej ato hidheshin nëpër shishe.

 

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se disa persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm.

 

Operacioni i koduar “Dajti” çoi në pranga 36-vjeçarin Genc Brahysa. Ndërkohë  ka nisur hetimin në gjendje të lirë për një 36 vjeçare, punonjëse në fabrikë dhe është shpallur në kërkim kimisti.

 

Pas kontrollit në punishte u sekuestrua një makineri artizanale që shërbente për prodhimin e lëngjeve të falsifikuara si dhe vula me të cilën vendoseshin datat e skadencës.

 

Më shumë video

Reklamë