Presidenti i Republikes Ilir Meta ka hartuar nje platforme gjitheperfshirese per integrimin europian te cilen ia ka prezantuar sot ne mengjes liderit te opozites Lulzim Basha dhe krereve te te partive te koalicionit opozitar.

Ne takimin e zhvilluar ne ambjentet e viles presidenciale, kryetari i shtetit i ka sqaruar Bashes dhe aleateve te tij 14 pikat qe permban kjo platforme

“INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

Platforma per integrimin mban daten 8 prill dhe ne te listohen 14 pika te cilat sipas presidentit Meta duhet te permbushen nga te gjithe aktoret politike ne vend. Por ajo qe bie ne sy ne kete dokument eshte se 10 pika kane te bejne vetem me perplasjet e kreut te shtetit me mazhorancen ne lidhje me reformen ne drejtesi. Nje prej pikave eshte largimi i Ardian Dvoranit nga posti i Kryetarit te Këshillit te Emerimeve ne Drejtesi sepse i ka perfunduar mandati si anetar i Gjykates se Larte, nje eshte per punen e Keshilli te Emerimeve ne Drejtesi ne lidhje me dergimin e listes se kandidateve per 3 vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese, nje pike tjeter lidhet me faktin qe shumica te mos ndryshoje formulen e betimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese.

Ne platformen presidenciale propozohet qe cdo ndryshim ligjor ne reformen ne drejtesi te behet nga nje strukture si ajo qe po punon per reformen zgjedhore, nga Keshilli Politik ku perfshihet edhe opozita.

Por nga ana tjeter, ne dokument, Meta ka perfshire edhe ceshtjen e kryetarit te Kontrollit te Lartë te Shtetit, pasi mazhoranca i ka rrezuar 3 kandidate per kete post. Platforma ka edhe nje pike per reformen zgjedhore e cila duhet te realizohet nga mazhoranca dhe opozita. Por zgjedhjet jane e vetmja pike e platforms per te cilen ka folur lideri i opozites Lulzim Basha pas takimit me Presidentin.

“LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Qe prej 8 prillit kur presidenti Meta ka hartuar platformen ka pasur disa reagime nga lideret politike e vend. Ne diten e Europes, kryeministri Rama deklaroi se eshte i gatshem te ulet ne nje tryeze per integrimin me Meten e liderin e opozites Basha, por nga ana e tij Basha e ka bere te qarte se nuk do te ulet ne tryeze me shefin e qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *