E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet njeriu që i shiti 53 kg marijuanë në formë çokollate një shtetasi italian

Policia zbardh të gjithë skemën e marijuanës në formë cokollate që iu gjet një shtetasi italian në pikën e kalimit kufitar në Muriqan 5 ditë më parë.

 

Reklamë

Uniformat blu vunë në pranga personin që e kishte shitur sasinë e drogës prej 53 kilogram tek shtetasi italian.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për një 36 vjecar me iniciale E. L., banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

 

Kavajasi i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë