Finalizohet  operacioni policor i koduar “Derveni” në kuadër të të cilit u zbulua një shtëpi bari.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Llesh Luka, 57 vjeç dhe Ernest Luka, 24 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Derven. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtyre shtetasve, kanë konstatuar një ambient (stallë), të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, ku brenda saj u gjetën dhe u sekuestruan:

 

316 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo plastike, llamba, pajisje të ndryshme elektrike dhe aspiratorë.

 

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *