Autoritetet e Kosovës kanë gjetur një punishte armësh në Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Gjatë kontrollit në ambientet e punishtes janë sekuestruar armë dhe sende të tjera, ndërsa është arrestuar një person.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por ai do të përballet me akuzat për posedim, import dhe eksport të armëve, pa leje.
Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë detaje lidhur me vendet nga ku mund të jenë importuar armët apo dhe destinacionin e tyre final.
/vizionplus.tv





