Një bombë masive e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar të martën afër një aeroporti rajonal në Florida. Pas zbulimit të bombës është bërë evakuuimi i zonës derisa zyrtarët përcaktuan se pajisja ishte inerte.

Ndërsa po punonin, punëtorët e ndërtimit gjetën një bombë “shumë e vjetër” Mark 65. Bomba ishte e ndryshkur dhe e kalbur saqë nuk kishte asnjë mënyrë të menjëhershme për të thënë nëse ishte e rrezikshme apo jo.

Megjithatë në rast shpërthimi u bë evakuimi prej rreth gjysmë milje në të gjitha drejtimet dhe një mbyllje të përkohshme të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *