E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet një bazë pr*stitucioni në Durrës, arrestohen tre persona, tre të tjerë shpallen në kërkim

Tre persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Pas 4 muajsh hetime u vunë në pranga A. R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, , si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, të cilët kishin kthyer një ambinet në Durrës në qendër prostitucioni.

Reklamë

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Njoftimi:

Reklamë

Zbulohet në lagjen nr. 1, Durrës, një ambient i marrë me qira, i përshtatur për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:      

A.R., 33 vjeç, M. D., 25 vjeçe dhe F. P., 25 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: A. S., 42 vjeç, M. R., 30 vjeç dhe K. M., 24 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Durrës, në ambientin e marrë me qira, që ishte përshtatur nga shtetasit A. R., M. R. dhe A. S., për ushtrimin e prostitucionit nga shtetaset M. D., F. P. dhe K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë