E hënë, 2 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zbulohet Mozaiku i Linit, i hapur për turistët

Bazilika e Linit ne Pogradec është hapur për herë të parë për vizitorët. Mozaiku daton në shek IV-V të sundimit romak dhe dominohet nga figura si zogj, peshq e zbukurime të tjera. Mozaiku do te qëndroje i zbuluar deri në fund të sezonit, në mënyrë që turistet te kenë mundësi ta vizitojnë.

 

Nuk kanë munguar as turistët e parë, të cilët shprehen te befasuar nga bukuria e Mozaikut te Linit.

 

Reklamë

Mozaiku i Bazilikës paleokristiane përbëhen nga motive që përfshijnë jo vetëm elemente të përdorura në bazilikat e tjera, por edhe motive që gjenden shumë rrallë si p.sh bletët. Për ndërtimin janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh me përbërje gëlqerore.

 

Më shumë video

Reklamë