Subscribe

Mendohej se ishte pikë shumicë e marrë me qera për të shitur dru zjarri, por në fakt ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit. Edhe këtë herë rritja e kanabisit bëhej përmes ngrohjes me llampa elektrike. Magazina për kultivimin e lëndës narkotike u zbulua në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, gjatë operacionit “Aspiratori”. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit që kishin marrë me qera ambientin. Kati i parë i magazinës ishte i ndarë në 6 dhoma të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llampave elektrike. Në këto dhoma u gjetën dhe sekuestruan 28 thasë plastike me Cannabis Sattiva. Gjatë kontrollit u sekuestruan pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, tuba ventilimi, 100 llampa, si dhe pajisje të tjera ndihmëse që ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike. Dy vëllezërit përveç kultivimit të drogës akuzohen edhe për vjedhjen e energjisë elektrike. Ky është rasti i dytë në Gjirokastër, ku teknologjia përdoret për kultivimin e hashashit. Në operacionin e koduar Neonët policia sekuestroi 350 fidanë hashash të mbjella në një tjetër magazinë. I arrestuari Muzafer Mamo, kishte ngritur një serë me ngrohje elektrike për kultivimin e kanabisit i cili rritej me reflektorë e llampa neoni. Nëpërmjet kësaj metode të re tw kultivimit, bimët kishin arritur gjatësinë deri në 40 cm.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *