Nje tjetër laborator droge është zbuluar nga policia këtë here vetëm 5 km larg qendrës se kryeqytetit. Trafikantet kishin përshtatur një tunel ne zonën e Shkozës, duke e shndërruar ne laborator.

 

Brenda ambientit u sekuestruan mijëra kubik me fidanë kanabisi, si dhe 40 kilogramë droge e thare. Rritja e kanabisit behej nëpërmjet llambave, duke siguruar prodhim ne çdo stine te vitit. Uniformat blu prangosen pronarin e tunelit Hazbi Pardhoku, ndërsa janë ndaluar edhe gjashte persona te tjerë, qe mund te kenë lidhje me kultivimin e kanabisit.

 

Kontrollet e policisë u fokusuan edhe ne banesat pranë tunelit, pasi dyshohet se banorët mund te kenë pasur dijeni për te. Ndërkohë, pas deklaratës se liderit te opozitës Lulzim Basha se, ne disa zona te vendit ka tonelata droge te depozituara ne ambiente te fshehta, reagoi Ministria e Brendshme. Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se kontrolli ka nisur ne te gjithë vendin për parandalimin e kultivimin te lendeve narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *