Subscribe

Një operacion i zhvilluar nga policia e Shkodrës ka zbuluar 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë kanabis.

 

Serat u zbuluan në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik, në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, ndërsa u vu në pranga dhe 52-vjeçari Nesti Delaj, i njohur ndryshe edhe si Ernest Veshaj, i dyshuar si organizator i këtij aktiviteti kriminal.

 

20 metra në thellësi të kraterit u evidentuan 27 serat me fidanët e kanabisit, në proces për t’u kultivuar në tokë.

 

Ndërkohë policia nisi procedimin në gjendje të lirë për 61-vjeçarin Gjovalin Gjekaj, Drejtor i Shërbimit Pyjor, Roland Gjekaj, specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe si dhe Arben Hysaj, hidraulik.

 

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 3 armë gjahu, një sasi fishekësh dhe 5 thika. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *