E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbulohet kandidati i Bashës për kryetar bashkie në Dibër

Është zbuluar këtë të enjte kandidati që do të garojë për kryetar të Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale.

 

Dega e Partisë Demokratike në Dibër i ka propozuar qendrës emrin e Luan Hakës si kandidat për të garuar me 6 mars. Ndërkohë, që përzgjedhja e Hakës është bërë mes disa emrave të propozuar nga baza në degë, ku më pas u vendos që ai t’i propozohej kryesisë.

 

Reklamë

Luan Haka ka qenë i angazhuar prej shumë vitesh në Partinë Demokratike në Dibër. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese në institucione kyçe në zonë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit të vitit të kaluar, ai ishte kandidat për deputet në Qarkun Dibër i radhitur i pesti në listën e Partisë Demokratike.

 

Kandidatët që do të tentojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Dibrës është Rrahim Spahiu i Partisë Socialiste, Luan Haka i Partisë Demokratike dhe Premtim Kryemadhi i kampit të Berishës, i cili do të jetë në koalicion edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë