E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Zbulohet gjinia e fëmijës së Meghan Markle dhe princ Harry

Pas shumë spekulimeve dhe komenteve në internet, Meghan Markle dhe princi Harry raportohet se i kanë treguar miqve të tyre gjininë e bebit që mesa duket është djalë! Spekulimet për gjininë e bebit nëse do të ishte djalë apo vajzë kanë nisur që ditën kur Meghan dhe Harry, konfirmuan shtatzëninë e dukeshës, pasi princi u shpreh se do të donte të ishte vajzë.

 

Kjo deaklaratë e tij erdhi si “konfirmim” për disa fansa të zjarrtë të familjes mbretërore. Mirëpo, në baby shower-n e organizuar në New York, një nga mikesha e Meghan, Abigail Spencer u fotografua me dy dhurata të mbështjellura me ngjyrë blu.Pra, në bazë të një analizë të Cosmopolitan, fëmija i parë i Meghan dhe Harry-t është djalë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë