Zbulohet garazhi i përshtatur për shitje kokaine, tre të arrestuar në Lezhë, çfarë gjeti policia

Policia ka zbuluar një garazh të përshtatur për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në Lezhë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të kryera janë gjetur dhjetëra doza kokaine, 1 pistoletë me municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse.
Si pasojë, janë vënë në pranga tre persona, mes tyre edhe pronari i garazhit.
“Si rezultat i hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Befasia”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-R. P., 24 vjeç, banues në fshatin Manati, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-R. M., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. M. e kishte përshtatur garazhin e tij, për veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njofton policia./vizionplus.tv




