E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet emri i viktimës në Mirditë, u gjet në kanal

Eri Zefi është personi i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

 

Vizion Plus mëson se 34 vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, autorit të vrasjes së ndodhur në Durrës në shkurt të këtij viti në zonën e ish kënetës, ku pas një konflikti qëlloi me kallashnikov Martin Ndrecën, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet.

 

Trupi i viktimës u gjet në një kanal, ndërsa policia ka nisur krehjejn e zonës me qëllim kapjen e autorit. Dyshohet se vrasja ka qene për gjakmarrje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë