Identifikohet autori I sulmit me makinë ndaj kalimtareve në qëndër të Londrës ditën e martë.

 

Daily Telegraph shkruan se bëhet fjalë për Salih Khater 29 vjec me origjine nga Sudani.

 

Salih Khater I diplomuar për inxhinjeri elektronike në Khartoum të Sudanit, kishte emigruar në 2013 në Britaninë e Madhe ku më pas kishte fituar edhe nënshtetësine.

Gjithnjë sipas Daily Telegraph, 29 vjecari dëgjonte shumë muzik, sidomos Celine Dion, Rihanna, Eminem dhe muzike sudaneze.

Në 2011 ishte zhdukur nga rrjetet sociale, aq sa miqtë e tij ishin bërë merak për shendetin e tij.

 

4 muaj më parë ishte transferuar në Birmingham ku jetonte me qera. Sipas pronarit të banesës ku jetonte Salih Khater, I riu nga sudani paguante qerane gjithnjë në kohë.

Emri I tij nuk ishte I njohur për forcat e “Scotland Yard” për ndonjë lidhje te mundshme me grupe terroriste, por nga ana tjeter BBC shkruan se Salih Khater ishte nen vezhgim nga policia e Midlands.

 

Për të kryer sulmin në qëndër të Londrës ai kishte udhëtuar gjatë gjithë natës nga Birmingham dhe kishte fjetur në makinë para se të kryente sulmin ndaj kalimtareve dhe njerezve që lëviznin me biciklete para se të përplasej ne muret e Westminster, pallatit kryeministror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *