E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbulohet data, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e radhës në Durrës

Partia Socialiste pritet të mbajë Asamblenë e dytë Kombëtare më 16 mars, në Durrës.

Ndërkohë sot, PS po zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjen të Asamblesë. Në fokus të diskutimeve jane zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe hapat që mazhoranca pritet të ndërmarrë për këtë drejtim.

Përpra se mbledhja e Asamblesë të fillonte Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për mediat konfirmoi se nuk pritet të bëhen ndryshime.

“Për t’ju thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me  hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera”,  tha Rama. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë