Subscribe

Prokuroria e Tiranës dhe sektori i Krimeve të Rënda kane zbuluar detaje te reja për atentatin mafioz në zemër te kryeqytetit, ku mbeti i plagosur Preng Gjini. Burime nga grupi hetimor kanë konfirmuar se është identifikuar një person, i cili dyshohet se është autori i shpërthimit të telekomanduar ku u hodh në erë makina e Gjinit pasditen e 15 shtatorit tek ura e Selitës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një të ri të veshur me xhinse blu, bluzë të zezë dhe me kapele i cili mbante një çantë të kuqe. Ky person ka bërë lëvizje të shumta e të dyshimta përpara shpërthimit. Në momentin e shpërthimit  i riu është larguar   me vrap. Policia e Tiranës ka dyshime të forta se ky person, është autori i atentatit ndaj Preng Gjinit. Burimet shtojnë se i riu rreth 30-vjeç ka lidhje me  Familjen Reci e cila është në konflikt  prej vitesh me familjen Gjini.

Përplasja mes tyre gjatë viteve te fundit ka shkaktuar disa viktima. Identiteti i të dyshuarit ende nuk është bërë i ditur. Lidhur me këtë ngjarje, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka thirrur këtë të enjte në takim drejtuesit e Policisë së Tiranës. Edhe pse vetë Preng Gjini ka mohuar të ketë konflikte me fisin Reçi, sipas hetuesve, atentati është rezultat i një serie të gjatë hakmarrjeje, që e ka zanafillën te trafiku i drogës.

Si pasojë e atentatit, Preng Gjini u plagos rëndë dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve tek spitali i Traumës. Për shkak se rrezikon të humbasë shikimin, ai është transportuar drejt Turqisë për kurim te specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *