E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Bota

Zbulohen varre masive në Irak

Mbi 50 varre masive janë zbuluar ne disa pjese te Irakut, qe kontrolloheshin me pare nga shteti islamik. Një i dërguar i OKB ne Irak foli përpara Këshillit te Sigurimit per prova te krimeve te tmerrshme te xhihadisteve. Varret janë zbuluar muajt e fundit kryesisht ne qytetin e Ramadit, ku janë gjetur dhjetëra viktima. Jan Kubis i kërkoi komunitetit ndërkombëtar qe te ndërmarre hapa, ne mënyre qe luftëtaret te përgjigjen per krimet. Mes viktimave ka edhe gra, ushtare dhe pjesëtare te minoritetit Jazidi. Qe prej dhjetorit te shkuar, ushtria irakiane ka rimarre kontrollin e disa zonave. Këto zhvillime ndodhen, ndërsa ne qytetin sirian Alepo është zgjatur me 72 ore armëpushimi mes palëve, pas përkeqësimit te situatës, qe shkaktoi rreth 300 viktima ditët e fundit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë