Subscribe

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë identifikuar numrat e telefonave që dy prej autorëve kanë përdorur në momentin që po kryenin grabitjen brenda aeroportit të Rinasit.

 

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus se dy aparatet celularë si dhe kartat SIM janë blerë në tregun e zi. Ato rezultojnë të jenë regjistruar në emër të dy personave invalidë. Këta dy të fundit janë verifikuar nga hetuesit dhe nuk kanë asnjë lidhje me grabitjen.

 

Identifikimi i numrave erdhi pas kërkesës që prokuroria u kishte bërë kompanive celulare për të zbuluar të gjitha bisedat e bëra në zonën e aeroportit në të njëjtën kohë kur ndodhi grabitja. Ndërkohë që për prokurorët mbetet ende e paqartë mënyra se si janë përfituar kartat e identitetit të dy personave të tjerë.

 

Nga ana tjetër grupi hetimor, në deklarimet që u kanë bërë 3 bankat e nivele të dyta, konfirmon se vlera e grabitur ishte 6 milionë euro.

 

Deri më tani, për këtë ngjarje janë prangosur 6 persona, të cilët janë lënë në burg nga gjykata e krimeve të rënda. Ndërsa pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, i vrarë mbeti organizatori Admir Murataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *